Jeleku i shpëtimit i veshur nga një e mbijetuar e Titanikut del në ankand, blihet për më shumë se 700 mijë euro nga…
Rusia ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave”, kështu pranoi për të parën herë që kur ka nisur lufta zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin.
Dmitry Peskov u pyet në Sky News nëse lufta kishte qenë një disfatë për ta , duke pasur parasysh se Rusia ishte tërhequr nga kryeqyteti Kiev, ka humbur mijëra trupa dhe se Presidenti Volodymyr Zelensky ishte ende në pushtet.
Në tentativë për të mos i pranuar këto si dështim, Peskov tha: “Po, ne kemi humbje të konsiderueshme trupash dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”.
Ai më pas shtoi se tërheqja nga rajoni i Kievit dhe qyteti verior i Chernihiv ishte një “akt i vullnetit të mirë” për të ulur tensionin gjatë bisedimeve të paqes.
Gjatë intervistës Peskov përsëriti arsyet e Rusisë për atë që e përshkruan si një “operacion special ushtarak”, duke thënë se Ukraina ishte bërë “anti-ruse” dhe Rusia ishte nervoze pasi NATO “kishte filluar të lëvizte drejt kufijve të tyre”.
Rusia ka thënë më parë se 1351 ushtarë janë vrarë.
Numri i plotë i të vdekurve nuk dihet, por një zyrtar i NATO-s është cituar në mediat amerikane të ketë thënë se numri i viktimave ruse është midis 7,000 deri në 15,000 të vrarë.
Top Channel