“Dil në anën e duhur të historisë”, Ukraina apel Hungarisë: Po shkatërron unitetin e BE-së

07/04/2022 13:38

Qëndrimi i Hungarisë, i vetmi vend i blloku europian që u shpreh i gatshëm të paguajë me rubla për gazin rus, cilësohet si qëndrim “jomiqësor” që shkatërron unitetin e Bashkimit Europian mbi pushtimin rus.

Nëse Hungaria vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës, ja çfarë duhet të bëjë: të ndalë së shkatërruari unitetin e BE-së, të mbështesë sanksionet e reja kundër Rusisë, të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe të mos krijojë burime të tjera financimi për makinerinë ushtarake ruse. Kurrë nuk është vonë për të dalë në anën e duhur të historisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko.

Hungaria, që ka mbështetur sanksionet e BE-së për Rusinë, deklaroi se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus, ashtu siç ka kërkuar presidentin rus, Vladimir Putin. Shtetet e Bashkimit Evropian janë shprehur kundër kësaj kërkese të Putinit, duke argumentuar se shkelë kontratat ekzistuese për furnizim me energjinë ruse.

Hungaria po ashtu ka thënë se nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret si transit për dërgimin e armëve për Ukrainën, e cila që nga 24 shkurti po përballet me agresionin rus.

Top Channel