Zjarr në spitalin COVID në Selanik/ Të bllokuar 20 pacientë të intubuar, një i vdekur (Fotot)

06/04/2022 08:57

Një pacient ka gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë lënduar pas një zjarri që shpërtheu në klinikën Covid të spitalit Papanikolaou.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 11 automjete dhe 30 zjarrfikës të cilët kanë vëne nën kontroll flakët që kanë djegur një pjesë të katit të dytë të ndërtesës.

Reparti në fjale është evakuuar dhe tashmë 22 pacientët, disa prej tyre në gjendje të rëndë janë dërguar në klinikat e tjera të spitalit, të ndihmuar nga 13 mjekë e infermierë të pavionit.

Sipas dëshmive është dëgjuar një shpërthim në dhomat e oksigjenit, ndërsa sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës personi që ka humbur jetën është djegur tërësisht.

Koordinatori i Brigadës së Zjarrfikësve, Marios Apostolidis, deklaroi se u zhvillua  një operacion i vështirë, pasi në klinikë kishte shumë tym dhe nuk mund të përdoreshin tubat e ujit me presion pasi rrezikohej jeta e pacientëve të intubuar që e kishin të vështirë të lëviznin.

Zjarri  ka shkaktuar dëme edhe në klinikat aty pranë. Ne vendngjarje kane mbërritur edhe ministri dhe zv/ministrja e Shëndetësisë , ndërsa kanë filluar hetimet për të verifikuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Sipas njërit prej të plagosurve shkak ka qenë shpërthimi i një celulari pranë aparatit të oksigjenit.

 

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA