Nën synim dy vajzat e Putin dhe banka më e madhe e Rusisë/ Ministrat e Jashtëm të NATO-s bisedime të reja

06/04/2022 08:46

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar mbi Ukrainën, ndërsa ndodhemi  në një fazë tjetër të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Moska do të përpiqet të pushtojë “të gjithë” rajonin e Donbasit në lindje, me qëllim krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar.

Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha. Pamjet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën.

Uashingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Sipas informacioneve nga BBC, po shqyrtohen masa për dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.

Putin ka dy vajza me Lyudmila Putinën, Maria lindi në vitin 1985 dhe Katerina në vitin 1986. Ndërsa me të dashurën e tij, Alina Kabaeva ka katër fëmijë, dy djem dhe vajza binjake, megjithëse asnjëherë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.

Në fillim të këtij muaji PageSix raportoi se presidenti rus dyshohet se ka fshehur të dashurën e tij, fituese e medaljes së artë olimpike dhe fëmijët e tyre në vendin neutral evropian.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili thotë se Kabaeva, 38 vjeçe besohet të ketë pasaporta me kombësi të ndryshme.

 “Bashkimi Evropian ka propozuar sanksionimin e dy vajzave të Presidentit Vladimir Putin, sipas diplomatëve të njohur me planin, një veprim që do të shtonte anëtarët më të afërt të familjes së liderit rus në një listë në rritje të individëve të sanksionuar si përgjigje. Putin nuk flet publikisht për familjen e tij. Ai ka dy vajza me ish-gruan e tij, Lyudmila Putina. Nuk dihet nëse Putin ka fëmijë të tjerë dhe nuk mund të mësohet nëse vajzat e shënjestruara në sanksionet e BE-së ishin ato që ai ka pranuar publikisht”, sipas Wall Street Journal.

FOTO GALERI
5/9
Putin me të dashurën Alina Kabaeva

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA