Kryqi i Kuq evakuon 500 refugjatë nga Mariupoli në Zaporizhzhia

06/04/2022 13:58

Një kolonë më autobusë dhe makina private që po transportonin më shumë se 500 persona nga Maripoli, ka arritur mesditën e sotme në qytetin juglindor të Ukrainës, në Zaporizhzhia.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ky grup është larguar nga Berdiansk ditën e djeshme dhe pas një ditë mbërriti në destinacion.

Në njoftim thuhet gjithashtu se ky është një lehtësim mjaft i madh për ata ppersona që u transportuan pasi kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë, por që ka edhe qindra të tjerë në nëvojë që i duhet patjerët një evakuim sa më i shpejtë dhe i sigurt.

 “Mbërritja e kësaj kolone në Zaporizhzhia është një lehtësim i madh për qindra njerëz që kanë vuajtur jashtëzakonisht dhe tani janë në një vend më të sigurt. Është e qartë, megjithatë, se mijëra civilë të tjerë të bllokuar brenda Mariupolit kanë nevojë për kalim të sigurt dhe ndihmë për të hyrë brenda. Si një ndërmjetës neutral, ne jemi gati t’i përgjigjemi këtij imperativi humanitar sapo marrëveshjet konkrete dhe kushtet e sigurisë ta lejojnë atë”, tha Pascal Hundt, kreu i delegacionit.

 

Top Channel