Papa Francesku ka dënuar mizoritë e rusëve në Bucha, ndërsa mbante lart një flamur ukrainas.

Ai sërish bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke e quajtur një tragjedi njerëzore atë që po ndodh prej më shumë se një muaji në Ukrainë.

“Gjithnjë e më shumë mizori të tmerrshme po ndodhin, madje edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të pafuqishëm. Ata janë viktima, gjaku i pafajshëm i të cilëve thërret në qiell”, tha Papa.

“Të pushojë kjo luftë! Le të heshtin armët. Ndaloni të mbillni vdekjen dhe shkatërrimin.”

Ai gjithashtu i ftoi të gjithë të luten në heshtje për një moment për t’i kërkuar Zotit që kjo luftë të ndalojë, duke mbajtur flamurin e zbehur dhe të njollosur nga Bucha. Bashkë me Papa Françeskum ishin edhe disa fëmijë ukrainas refugjatë në Itali .

“Këta fëmijë duhej të iknin dhe kanë ardhur në një vend të huaj. Ky është një nga frytet e luftës. Le të mos i harrojmë ata dhe të mos harrojmë popullin ukrainas”, tha ai.

Top Channel