11 korridore humanitare të hapura sot në Ukrainë

06/04/2022 09:50

Ukraina do të përpiqet të evakuojë civilët e bllokuar përmes 11 korridoreve humanitare sot, por njerëzit që përpiqen të largohen nga Mariupol do të duhet të përdorin automjetet e tyre, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Përpjekjet për të futur autobusët në qytetin port jugor për të ndihmuar dhjetëra mijëra banorë të largohen, kanë dështuar vazhdimisht që kur forcat ruse rrethuan Mariupolin.

Zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se 160,000 njerëz mbeten të bllokuar në qytetin e rrethuar. Një ditë më parë gjithsej 3846 persona u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare.

 

Top Channel