Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka thënë në komentet e tij të fundit se e sheh të pamunur një takim ‘ballë për ballë’ mes tij dhe homologut rus Vladimir Putin.

Ai shtoi se mundësia e mbajtjes së më shumë bisedimeve me Rusinë është sfiduese, por megjithatë qarkullojnë zëra se bisedimet e radhës mes dy vendeve mund të zhvillohen me anë të një vidokonference.

Në lidhje me Bucha dhe tmerret që janë shpalosur atje, Zelensky tha se Ukraina do të kërkojë prova të krimeve të luftës me të cilat duhet të merren vendet e tjera dhe se shprehja “denazifikim” vlen më shumë për Rusinë sesa për vendin e tij.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, ka folur gjithashtu në minutat e fundit, duke u kërkuar politikanëve evropianë të ndërpresin të gjithë biznesin e tyre me Rusinë, duke i quajtur ato si “para gjaku”.

Top Channel