Viktimat e masakrës, mes 300 të vrarëve e para identifikohet një grua

05/04/2022 22:26

Kjo është Irina… një nga viktimat e masakrës së Buchas, dhe për momentin e para e identifikuar mes 300 të tjerëve.

Imazhi i dorës së saj me thonjtë e lyer me manikyr të kuq bënë xhiron e botës, mes fotove shokuese që tregojnë masakrën e rusëve ne qytetin ukrainas.
Ata që e njihnin irinën e kanë identifikuar vetëm nga manikyri i kuq. Anastasia një nga njerëzit që i jepte asaj mësime make up , tha se sapo pa foton e dinte që ishte ajo.

“Ne jemi takuar për herë të fundit një ditëve para se të niste lufta në 23 shkurt. Irina ishte një vajzë e qeshur dhe plot jetë ajo kishte ëndërr të hapte një qendër të vetën për estetikë dhe prandaj edhe po merrte mësime, tregon Anastasia.

Por Irinës ashtu si dhe qindra të tjerëve ëndrrat do tu ndërpriteshin në mes. Qyteti ku ajo jetonte dhe planifikonte të ardhmen e saj tashme i ngjan një filmi horror. Rusët në përpjekje për të marrë qytetin nuk kanë kursyer askënd.

Pamjet që shihen në rrugët e qytetit janë drithëruese, civilë të vrarë me plumba pas koke, shumë prej tyre me duar të lidhura dhe kokën të mbuluar me qese të hedhur sa andej këtej. Në bodrume, kanale, rrugë kudo në Bucha gjen trupat e pajetë të njerëzve të pafajshëm…

Top Channel