“Presidenti juaj po kryen krime”. Johnson mesazh rusëve: Hapni internetin dhe shihni të vërtetën

05/04/2022 22:30

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i ka kërkuar popullit rus që të shikojë se çfarë po bëhet në emrin e tyre, duke iu referuar masakrës në qytetin e Buchas.

Në një video-mesazh duke folur në rusisht, ai u drejtohet qytetarëve atje: Presidenti juaj akuzohet për krime lufte. Por nuk e besoj se ai po vepron në emrin tuaj.

Presidenti juaj e di që nëse do të mund ta shihnit se çfarë po ndodh, nuk do ta përkrahnit luftën e tij.Ai e di se këto krime tradhtojnë besimin e çdo nëne ruse, e cila me krenari përshëndet djalin e saj ndërsa ai niset për t’u bashkuar me ushtrinë. Dhe ai e di se ato janë një njollë për nderin e vetë Rusisë.

Johnson u kërkon qytetarëve rus që të hapin internetin dhe të shohin se cpo ndodh realisht, dhe ta shpërndajnë atë me të tjerët. A thotë se trupat e vendit të tyre po kryejnë mizori në Ukrainë, duke përfshirë masakrën e civilëve dhe përdhunimin e grave.

Top Channel