Pesticide me përdorim të rrezikshëm, fermerëve u jepen pa receta. Agronomi: Nuk respektohet afati i shpërbërjes së kimikatit në bimë

05/04/2022 15:25

Bilbil Beqaraj, prej 40 vitesh punon si agronom. Ai thotë që arsyeja kryesore se përse prodhimet bujqësore shqiptare rezultojnë të mbingarkuara me pesticide është se fermerët tanë nuk respektojnë afatin e shpërbërjes së kimikatit në bimë.

Dhe fajin për këtë nuk e kanë vëtëm fermerët, por edhe agronomët të cilët sipas rregullores, cdo preparat bujqësor që tregtohet duhet të shoqërohet me një recetë bujqësore.

Fermeri: Kam 1 dynym tokë me domate dhe dua dicka për vrugun

Farmacisti bujqësor: Unë do të plotësoj një recetë dhe ti do të respektosh afatet e cuarjes së prodhimit në treg.

Vrug domate do të marësh një preprat që është shumë i mirë, doza 0.25%. Koha e përdorimit 14 ditë nuk do të vjelësh prodhimin.

Por, në realitet çfarë ndodh?

“Receta në përgjegjësi nuk lëshohet.”- tha agronomi Bilbil Beqaraj

Receta bujqësore,  duhet të lëshohet vetëm nga specialistët e bimëve, të cilët janë hallka kryesore për të garantuar sigurinë suhqimore. Por ata nuk zgjedhin të bëjnë rolin e agronomit, por vetëm të shitësit të helmeve.

“Kur ti shkon dhe blen një pesticid tek agronimi a mer një recetë nga ai? Jo, për momentin nuk kemi marë asgjë. ata që shesin janë shokët tonë me ato kemi pas të mirat dhe të këqijat. Por ama përgjegjësi nuk mban askush për këtë problem.”- tha fermeri Mihal Verdha

“Rëndësia e kësaj recete më shumë ka të bëjë me sigurinë ushqimore. Për vjeljen e prodhimit nga fermeri e për ta cuar në fermë.”– tha agronomi Bilbil Beqaraj.

Për të verifikuar se si tregtohen preparatet bujqësore, Top Channel shkoi në një farmaci bujqësore të Tiranë dhe bleu një kimikat bujqësor  për prodhimin në sera,përfundimi ishte se ky farmacist nuk lëshoi asnjë recetë, por na këshilloi vetëm verbalisht.

Gazetarja: Kam një serë në shtëpi dhe dua dicka për tutën e domatës

Farmacisti bujqësor:Ke dy përzierja, një ciprenex dhe një përzierja

Gazetarja: Sa ditë e ka karencën?

Farmacisti bujqësor: Karencën e ka 10 ditë.

Mjekët thonë se shitja e kimikateve pa recetë dhe përdorimi I tyre pa limit, vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

Sa i rrezikshëm është ky preparat bujqësor?

‘Shoqërohet me rritjen e nivelit të metaleve të rënda në gjak. dhe metalet e rënda në gjak kur kemi ekspozime kronike bëhen shkak për shumë sëmundje si alzajemri, parkinsoni, sëmundje malinjë dhe kancer të ndryshëm.’- tha toksikologia Sonila Tivari.

Në klinikën tuaj a keni pas raste të pacientëve me intoksikim nga preparatët bujqësore?

“Kemi pas raste ambulatore edhe pse niveli helmimeve ka qenë goxha i lartë.  Por kemi pas raste dhe të toksikimeve akute.”tha toksikologia Sonila Tivari.

Është detyrë e AKU që të na sigurojë ushqime të sigurta, por për sa kohë kimikatet bujqësore shiten dhe përdoren pa kontroll siguria ushqimore vihet në pikëpyetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA