Situata hidrike në basenin ujëmbledhës të kaskadës së Drinit sot ka bërë që niveli i liqenit të Fierzës të shkojë në 267.46 metra.
Situata në 3 hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin po vazhdon të përmirësohet si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës që kanë përfshire veriun e vendit. Sipas të dhënave, aktualisht prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës janë 405 m3/s, në HEC-in e Komanit 180 m3/s, në HEC-in e Vaut të Dejës 20 m3/s.
Megjithatë, liqeni i Fierzës vijon të mos prodhojë energji, me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit.
Prodhimi ditor në të tre HEC-et është 9663 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 437.98 GWh.
Top Channel