Roula Pispirigou, nëna që akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj të mitura tha se nuk ekziston asnjë provë që ta bëjë atë fajtore para trupit gjykues.
“Isha pothuajse i sigurt se do të shkoja në shtëpi. Dua të besoj se së shpejti do të lirohem me kushte kufizuese. E vërteta do të vërtetohet. Nuk ka asnjë provë. Nuk e di sa do të qëndroj në burg”, tha 33-vjeçarja në emisionin “Të vërtetat me Zinën”.
Roula Pispirigou, nëna që akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj të mitura ndodhet në një qeli të burgut të sigurisë së lartë Korydallos në Athinë deri në gjyqin e radhës.
Në një reportazh të publikuar nga Skai.gr, dyshohet se ajo ka tentuar që ta vrasë vajzën e saj 9-vjeçare pesë herë brenda 13 orëve.
Sipas dosjes hetimore, të cituar në reportazh, paraqitet rendi kronologjik i tentativës së vrasjes.
Hera e parë kur e mitura pati takikardi ishte në orën 11:00 të mëngjesit. Rreth 25 minuta më vonë, në orën 11:25 ndodhi e dyta, në 14:30 e treta dhe e katërta në 18:03.
E pesta ndodhi në mesnatën e së njëjtës ditë, ku e mitura Georgina arriti të shpëtojë, por jo mesditën e së nesërmes, 29 janar 2022 , në orën 14:28.
Më pas mjekët e gjetën Georginën plotësisht pa ndjenja në dhomë dhe me gjithë përpjekjet e tyre, ata nuk arritën ta kthenin atë në jetë.
Dy vajzat e tjera të familjes ndërruan jetë gjithashtu në maj të vitit 2021 në rrethana misterioze, teksa po trajtoheshin në spital duke bërë që të ngjallen dyshime dhe organet përkatëse të fillojnë hetimet dhe të zbulojnë çdo ditë hollësi për këtë rast.
Tri vajzat e familjes të moshës nga gjashtë muaj deri në nëntë vjeç, ndërruan jetë në një hark kohor prej 2 vitesh në mënyrë misterioze.
Pispirigou u akuzua pasi testet toksikologjike zbuluan praninë e ketaminës, një anestezi e përdorur kryesisht nga veterinerët në Greqi, në trupin e vajzës së saj të madhe Georgina, e cila vdiq në janar.
Një hetim paraprak është hapur edhe për vdekjen e dy vajzave të tjera të Pispirigou dhe atë të pronares së shtëpisë në Patras në vitin 2020.
E dyshuara kryesore i mohon të gjitha fajet, ndërsa avokati i saj Othon Papadopoulos tha të hënën se ajo “nuk do ta pranonte kurrë” vrasjen e fëmijëve të saj. Familja e Pispirigou mendonte se arsyeja e vdekjes së të miturave ishin problemet gjenetike.
Top Channel