Një fëmijë i moshës 12 vjeç është mbytur në lumin Fan në Mirditë pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha.

I mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Burime për Top Channel bëjnë me dije se topi i ka rënë në ujë dhe fëmija shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë sa e tërhoqi me vete.

Që prej momentit që është vënë re mungesa e të miturit, prindërit kanë lajmëruar policinë.

Kërkimet për gjetjen e 12-vjeçarit të mbytur pasditen e sotme në lumin Fan të Mirditës do të nisin në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës. Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas, për gjetjen e të miturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA