Si u veshën artistët në “Grammy Awards 2022”/ Disa “pa shije”, mes tyre Justin Bieber (Fotot)

04/04/2022 21:27

“Grammy Awards” njihet për eksplorimin që artistët bëjnë në veshje, duke i konsideruar frymëzuese për modën.

Artistët kaluan në tapetin e kuq me veshje të veçanta dhe shumë të guximshme.

Këngëtarët kishin preferuar të visheshin me veshje të gjera dhe të përmasave të mëdha.

Disa veshje ishin me ngjyra pranverore ndërsa disa të tjera me ngjyra të zymta.

Detajet dhe elementet dekorues nuk munguan në asnjë veshje.

Ata kishin preferuar të guxonin në veshjet e tyre për të tërhequr sa më shumë vëmendje, ndërsa disa prej tyre janë konsideruar si “pa shije”.

Në listë kryesojnë Billie Eilish dhe Justin Bieber si artistët e veshur më keq.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel