Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Duhet vepruar tani, në të kundërt do të jetë shumë vonë

04/04/2022 18:20

Shkencëtarët e OKB kanë zbuluar një plan me të cilin besojnë se do të zvogëlojnë efektin e ndryshimeve klimatike para se të jetë shumë vonë për të gjithë botën.

Një raport i fundit nga OKB thotë se duhet një ndërprerje e menjëhershme e emetimeve të dioksidit të karbonit. Për të shmangur pasojat e mëtejshme të ngrohjes globale, shkencëtarët thonë se bota duhet ta mbajë rritjen e nivelit të temperaturave në 1.5 gradë c ose dhe më poshtë këtë shekull.

Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres tha se një rritje më e madhe e temperaturave do të sillte vala të nxehti të pazakonta, stuhi dhe përmbytje si kurrë më parë
Por lajmi i mirë thonë shkencëtarët është se gjithsesi bota është ende në kohë të bëjë diçka. Mbajtja e temperatuarve në nivel të ulët kërkon ndryshime thelbësore si në prodhimin e energjisë , industri, transport, dhe mënyrën se si ne trajtojmë natyrën. Që temperaturat të rrinë nën nivelin 1.5 g celcus, emetimet e karbonit në gjithçka që ne bëjmë duhet të ulen para viti 2025. Për ta kuptuar më qartësisht, shkencëtarët thonë se sasia e CO2 që bota ka emetuar në dekadën e fundit është e njëjta sasi që na ka mbetur për të qëndruar nën këtë prag të temperaturës.

“Unë mendoj se raporti na tregon se ne kemi arritur në pikën tani ose kurrë tha autorja kryesore e raportit. Heleen De Coninck. Vitet e ardhshme janë kritike sipas shkencëtarëve pasi nëse emetimet e nivelit të dioksidit rë karbonit nuk bien brenda 2030 , do ta bëjë të pamundur uljen e temperaturave në shekullin e ardhshëm.

Top Channel