Heqje e bllokadës detare, 300 miliardë $ investime amerikane në Iran dhe Republika Islamike heq dorë armët bërthamore, ja çfarë përmban pakti me SHBA 17/06 19:42
Franca ka vendosur të dëbojë të dërguarit rusë në vendin e saj, me arsyetimin se aktivitetet e tyre janë në kundërshtim me interesat e sigurisë.
Masa vjen vetëm disa orë pasi Gjermania dëboi 40 diplomatë rusë pasi u shfaqën pamjet e trupave të pajetë të shpërndarë nëpër rrugët e Bucha.
“Franca ka vendosur këtë mbrëmje të dëbojë disa rusë me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë në kundërshtim me interesat tona të sigurisë”, tha Ministria e jashtme e Francës.
Më herët, edhe Lituania i kërkoi ambasadorit të saj rus të largohej nga vendi.
Top Channel