Pamje të rënda/ Rusët groposin një familje të tërë në një varr të cekët

04/04/2022 13:49

Prova të reja të mizorive ruse po dalin në pah në zonat përreth Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zona.

Në foton e mëposhtme ndodhet një varr i cekët, ku janë groposur trupat e një familjeje prej katër personash, që dyshohet se jane vrarë nga trupat ruse.

Bëhet me dije se tre prej tyre janë dientifikuar se anëtarë të një familjeje duke ku ishte edhe kryetarja e fshatit Olga Sohnenko ndërsa një nga trupat nuk ëhstë identifikuar ende.

Fshati është në afërsi të qytetit Bucha, ku zbulimi i shumë civilëve të vdekur ka tronditur botën dhe ka parë Rusinë të akuzuar për krime lufte.

Kremlini ka përsëritur këtë mëngjes mohime se forcat ruse ishin përgjegjëse për vrasjen e civilëve pranë Kievit.

Top Channel