Masakra në Bucha/ Liderët botërorë premtojnë ndëshkime të tjera për Putinin

04/04/2022 22:35

Pamjet e tmerrshme të masakrës njerëzorë në Bucha të Ukrainës, ku qindra persona u gjetën të vrarë dhe të hedhur përtokë, shkaktuan një valë të re zemërimi ndërkombëta.

Ende nuk ka njoftime konkrete për sanksione të shtuar kundër Rusisë, por Joe Biden tha se se po merren masa dhe se ai kishte të drejtë që e quajti Vladimi Putinin “kriminel lufte”.

Gjyqet për krimet e luftës mund të duhet të presin, por udhëheqësit pranojnë se nevojiten sanksione të reja. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për më shumë masa për të synuar naftën dhe qymyrin rus.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se Putin dhe mbështetësit e tij, do të “ndiejnë pasojat” e asaj që ndodhi në Bucha. Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se Gjermania po punonte drejt një embargoje ndaj energjisë ruse, por se kjo nuk mund të ndodhte menjëherë.

Republika e vogël Balltike e Lituanisë po kryeson. Qeveria e saj njoftoi të dielën se importet ruse më në fund ishin reduktuar në zero. “Nëse ne mund ta bëjmë, edhe pjesa tjetër e Evropës mundet”, tha presidenti vendas.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se sanksionet e reja të ashpra do të shpallen në një takim të ministrave të jashtëm të G7 më vonë këtë javë.

Pas takimit me homologun e saj ukrainas në Varshavë, ajo tha se sanksionet do të përfshijnë ndalimin e anijeve ruse nga portet perëndimore, goditjen e mëtejshme të bankave ruse dhe ndjekjen e industrive të reja të cilat ajo tha se po mbushnin gjoksin e luftës së Putinit, duke përfshirë arin.

Top Channel