Fjalim i fuqishëm i Zelenskyt në Grammy: Mbusheni heshtjen e vdekjes me muzikën tuaj!

04/04/2022 14:39

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky i vazhdon përpjekjet e tij për të shtuar sensibilizimin mbi situatën e tmerrshme me të cilën po përballet vendi i tij.

Në vazhdën e tyre, ai vendosi t`i drejtohej dhe ceremonisë së çmimeve Grammy, ku përmes një fjalimi të fuqishëm foli për heshtjen më drithëruese që ekziston, atë të vdekjes.

“Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë e cila sjell heshtjen më të tmerrshme me bombat e saj. Heshtjen e të vdekurve. Mbusheni këtë heshtje me muzikën tuaj. Tregoni historinë tonë, historinë e kësaj lufte në rrjetet tuaja sociale, në televizione. Na mbështesni me çdo mënyrë që të mundeni, por jo me heshtje”.

Qytetet tona që po shkatërrohen nga lufta janë legjenda tashmë, por unë kam një ëndërr për të gjallët, që të jenë të lirë, të lirë si ju në skenën e Grammy-t, ka shtuar ai.

Ceremonia e çmimeve të shumëlakmuara të muzikës u mbizotërua nga artistja amerikane Beyonce, e cila shënoi një rekord të ri me fitoren e saj të 28-të. Ajo u kthye në gruan që ka marrë më shumë çmime në historinë e Grammyt, duke kapërcyer edhe këngëtaren Alison Krauss. Taylor Swift po ashtu bëri histori duke u kthyer në artisten e parë grua që ka fituar çmimin për albumin më të mirë në vitit tre herë.

Vetëm tre artistë tjerë kanë fituar tre herë çmimin për albumin më të mirë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder. Në mesin e fituesve të tjerë ishte dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila u shperblye për albumin më të mirë pop.

Top Channel