Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku nëna akuzohet se ka vrarë vajzën 9-vjeçare.

Kur mjeku dhe infermierja kanë hyrë në dhomë për të shpëtuar vajzën, kanë vënë re se fëmijës po i binte niveli i oksigjenit.

Por mjekët që kanë monitoruar gjendjen shëndetësore të 9-vjecares Georgina thonë se kanë vënë re se ishte shkëputur oksimetri, shkruan Protothema. Kjo ngre shumë pikëpyetje për ngjarjen e rëndë pasi në dhomë me vajzën e mitur ishte vetëm nëna e saj, Roula Pispirigou, e cila dyshohet se i shkaktoi vdekjen vajzës në spital.

Në një reportazh të publikuar para disa ditësh, thuhet se nëna Roula Pispirigou dyshohet se ka tentuar që ta vrasë vajzën e saj 9-vjeçare pesë herë brenda 13 orëve. Sipas dosjes hetimore, të cituar në reportazh, paraqitet rendi kronologjik i tentativës së vrasjes.

Hera e parë kur e mitura pati takikardi ishte në orën 11:00 të mëngjesit. Rreth 25 minuta më vonë, në orën 11:25 ndodhi e dyta , në 14:30 e treta dhe e katërta në 18:03.

E pesta ndodhi në mesnatën e së njëjtës ditë, kur e mitura Georgina arriti të shpëtojë, por jo mesditën e së nesërmes, 29 janar 2022, në orën 14:28.

Më pas mjekët e gjetën Georginën plotësisht pa ndjenja në dhomë. Me gjithë përpjekjet e tyre, ata nuk arritën ta kthenin atë në jetë.

Dy vajzat e tjera të familjes kanë vdekur gjithashtu në maj të vitit 2021 në rrethana misterioze, teksa po trajtoheshin në spital duke bërë që të ngjallen dyshime dhe organet përkatëse të fillojnë hetimet dhe të zbulojnë çdo ditë hollësi për këtë rast.

Nëna, Roula Pispirigou është arrestuar në qytetin e Patrës.

Top Channel