Presidenti amerikan Joe biden e ka quajtur Vladimir Putin një kriminel lufte dhe tha se po mblidhen provat që të bëhet një gjyq për presidentin rus për krimet që po ndodhin në Ukrainë, e sidomos masakrës në qytetin e Bucha.

Biden:  Ju e mbani mend kur unë u kritikova që e quajta Putin  një kriminel lufte, e pra shihni se çfarë po ndodh në Buca, ai është një kriminel lufte, por ne duhet të mbledhim më shumë informacion.  Ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën me armë në mënyrë që ata të mbrojnë veten.  Dhe duhet te mbledhim të gjitha detajet, që të kemi një gjyq për krime lufte, ky njeri është brutal  dhe ajo se cfarë po ndodh në Bucha është e tmerrshme, të gjithë e kanë parë.

I pyetur nga gazetarët nëse ai do të shtojë sanksionet ndaj Putin, presidenti Biden tha se po: Po kërkoj më shumë sanksione ndaj tij, ai duhet të mbahet përgjegës për ato se çfarë po bën.  Do t’i njoftoj shumë shpejt sanksionet,.

Ndërkohë edhe liderët perëndimorë janë shprehur të gatshëm të shtojnë sanksionet ndaj Putin dhe Rusisë pas  mizorisë që u pa në qytetin e Bucha. Rreth 300 trupa të pajetë civilësh janë parë kudo në rrugët e këtij qyteti, shumë prej viktimave janë gjetur me duar të lidhura dhe të qëlluara me plumba në kokë.

Top Channel