Mjeku Gent Stroni ka folur në “Open” për fundin e pandemisë së Covid-19 duke qenë se ka rënë numri i rasteve të reja dhe jetëve të humbura.

Sipas tij, po përpiqen ta minimizojnë sa më shumë të jetë e mundur dhe fundi do të jetë kur dëmet të jenë sa më të pakta.

Stroni: Ajo që është problematike mbetet tek rastet fatale. Jo më pak kanë qenë dhe nga influenca, nga gripi. Ne duam ta minimizojmë sa më tepër të jetë e mundur  deri në momentin kur dëmet të jenë sa më të pakta.

Aurora Dollenberg: Nuk mund të kemi infektueshmëri pafund të varianteve të reja. Ajo që do theksoja më tepër është kulmi social. Në momentin kur shoqëria e ka mbyllur këtë kapitull, është fundi sociale.

Top Channel