Habit Beniada: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë, doja të kurseja…

03/04/2022 20:55

Beniada Nishani është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca.

Mes të tjerash ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.

Ish banorja e Big Brother Vip tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.

Beniada: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla.

Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë.

FOTO GALERI
12/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA