Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën
Gratë shtatzëna dhe fëmijët po përjetojnë më keq se kushdo luftën në Ukrainën, ndërsa përpiqen t’u shpëtojnë bombardimeve duke u fshehur në bodrume dhe bunkerë.
Në Kharkiv, bombat kanë dëmtuar godinën e maternitetin, që tashmë është zhvendosur në bodrum.
Pamjet rrëqethëse tregojnë nënat, të cilave shpresa u jep forcë në ambientin e ftohtë dhe të errët.
Më shumë se 200 gra shtatzëna kanë mbetur në Kharkiv, ndërkohë që në korridore flenë nëna me foshnjat e porsalindur në krah.
Boja e vjetër bie nga muret, ndërsa një shtresë pluhuri mbulon objektet. Infermieret punojnë në heshtje, duke përdorur dritat e celularit, ndërsa foshnjat e lindura para kohe janë në terapi intensive në repartin tjetër.
Kjo është gjendja aktuale e një materniteti të improvizuar nën tokë në Ukrainë.
Top Channel