“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
11/11 10:45
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme me qarkullimin në disa akse dytësore.
Nga shpati anësor janë shembur gurë dhe inerte në aksin drejt qafës së Çajupit ndërsa pranë fshatit Nivan në Zagori janë rrëzuar formacione shkëmbore duke e bllokuar për momentin qarkullimin.
Drejtuesit e mjeteve që e kanë përshkuar sot aksin e kanë përshkruar situatën e shpateve në të dy akset si të paqëndrueshme dhe të rrezikshme pasi ka masive shkëmbore me bazament jo statik.
Aksi përshkohet nga pak mjete, megjithatë është e vetja rrugë që e lidh zonën e thellë të Zagorisë me qytetin. Për shkak të reshjeve dhe erës ka pasur defekte në rrjet edhe ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.
Top Channel