Guvernatori i rajonit të Donetskut në Ukrainë ka pohuar se Rusia nuk po e përmbush premtimin që dha për të lejuar një korridor humanitar në Mariupol në juglindje.

Kryqi i Kuq ndërkohë ka bërë me dije se po mundohet të gjejë mënyra të ndryshme për të dërguar ushqime dhe ilaçe në Mariupol, pasi ka kaluar një kohë e gjatë që qytetarët aty nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore apo mjekësore.

“Situata është e tmerrshme dhe po përkeqësohet, tani është e pamundur që njerëzit të lejohen të largohen dhe furnizimet me ndihma të lejohen.”- thanë autoritetet e Kryëqit të Kuq.

Ata thanë se kanë dërguar tre automjete drejt Mariupolit, që do të transportonin furnizime në qytet, por dy prej tyre nuk janë lejuar të kalojnë. Shumë autobusë me njerëz që do të evakuoheshin nga Mariupol, janë ndaluar gjithashtu nga forcat ruse.

Top Channel