Rusia: Helikopterët ukrainas hynë në hapësirën tonë ajrore dhe goditën depon e naftës

01/04/2022 18:51

Rusia pretendon se helikopterët ukrainas hynë në hapësirën e saj ajrore në orën 5 të mëngjesit dhe goditën depon e naftës në Belgorod.

Një depo ruse me karburant u godit nga helikopterët ukrainas në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Në minutat e fundit, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se dy helikopterët  MI-24  hynë në hapësirën e saj ajrore në orën 5 të mëngjesit përpara se të fillonin sulmin.

Ukraina tha se nuk konfirmojë apo mohon pretendimet.

Mësohet se flakët në depon e naftës po vazhdojnë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.  Depoja është pikërisht përtej kufirit nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv.

Top Channel