Putini nxjerr dekretin për rekrutimin e tyre në ushtri, të rinjtë rusë: Nuk pranojmë!

01/04/2022 22:33

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret për të rekrutuar 134.500 të rinj në ushtri, ndërsa ministria e mbrojtjes tha se thirrja nuk ka lidhje me luftën në Ukrainë.

Drafti ushtarak pranveror, i cili zgjat nga 1 prilli deri më 15 korrik, do të rekrutojë meshkujt nga mosha 18 deri në 27 vjeç, thuhet në deklaratë.

Pavarësisht premtimit se nuk do të dërgohen në luftë, të rinjtë nuk duan të bëhen pjesë e ushtrisë në këtë periudhë. Për rrjetin agjencinë AFP, ata thonë se nëse do të kishin mundësi zgjedhjeje, nuk do të pranonin.

Do ta shmang ushtrinë me çdo kusht, jam kundër këtij drafti urgjent”, thotë një qytetar.

Drafti i detyruar nuk është ajo që prisja në këtë, por mendoj se nëse qeveria ka ndërmarrë një masë të tillë, duhet të ketë arsye domethënëse”, shprehet një tjetër.

Nuk mendoj se ushtria është e detyrueshme në vendin tonë sot, as nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Kush do të shërbejë, të shërbejë me kontratë dhe para, siç duhet të jetë”.

Urdhri vjen pesë javë pas hyrjes së trupave rusë në Ukrainë, i cili ka hasur në rezistencë të ashpër ukrainase.

Putini është akuzuar vazhdimisht se ka dërguar rekrutë në luftë. Ai ka deklaruar se ka janë vetëm ushtarë dhe oficerë profesionistë, por në 9 mars Ministria e Mbrojtjes pranoi se mes të trupave në Ukrainë ka dhe rekrutë.

Burrat që do të thirren do të dërgohen në bazën ushtarake në maj, ku do t’i nënshtrohen trajnimit profesional për tre deri në pesë muaj dhe nuk do të dërgohen në pikat e nxehta”, shton ministri rus i Mbrojtjes.

 

Top Channel