Putini kërkon me ngulm rajonin e Donbasit, ukrainasit po rezistojnë!

01/04/2022 20:22

Rusia i ka drejtuar trupat rusë që po luftojnë në Ukrainë, drejt lindjes. Lëvizja e tyre drejt rajonit të Donbasit, pasi nuk arritën shumë në Kiev dhe rreth tij, mund ta zgjasë më tej konfliktin në vend, sipas SHBA-së.

Forcat ruse kanë shkaktuar tashmë një katastrofë humanitare në lindje, duke e kthyer Mariupolin në gërmadha, por nuk kanë arritur të shkaktojnë humbje në ushtrinë e Ukrainës, thotë BBC.

Presidenti rus Vladimir Putin kërkon me ngulm çlirimin e Donbasit, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i vendosur “për të luftuar për çdo metër të tokës ukrainase”, siç deklaron ai.

Putini do të ketë kontrollin e zonës që më herët ka qenë motori kryesor i industrisë në Ukrainë, që prodhonte qymyr dhe çelik. Megjithatë kur flet për Donbasin nënkupton dy rajonet e mëdha të Luhansk dhe Donetsk, që arrijnë deri në kufirin verior.

Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë ushtrinë e Ukrainës në lindje. Ata kanë marrë kontrollin e Izyum, një qytet strategjik midis Kharkiv dhe zonave separatiste, dhe kanë bombarduar disa qytete në Luhansk, duke shkatërruar blloqe banesash dhe duke vrarë civilë në to.

Nëse Rusia do t’i pushtonte, hapi tjetër mund të jetë aneksimi i tyre, siç nodhi me Krimenë në 2014.

Pavarësisht se këto zona janë rusisht-folëse, kjo nuk i bën më pro-ruse. Ata jnë përballur me sulmet ruse që nga viti 2014, thonë analistët për BBC.

Civilët po largohen përpara përparimit rus. Maryna Agafonova, rrëfen se u largua pasi rusët sulmuan spitalet dhe shtëpitë, duke lënë pa energji zonën. Forcat ukrainase atje janë të shumtë thotë ajo për BBC: “Ata nuk po i lënë rusët të pushtojnë qytetin”.

Forcat ruse kanë pësuar tashmë humbje të mëdha pas më shumë se pesë javësh konflikt dhe morali është ulur.

Ndërsa në radhët e banorëve vendas ka optimizëm.  “Ata duhet të na kthejnë qytetet tona, ushtria ukrainase ka treguar aftësi. Besoj se nuk do të dorëzojë Mariupolin”, thotë një burrë i identifikuar si Mykyta për BBC.

Top Channel