Policia ishte gati ta arrestonte! Zbulohen prapaskenat, çfarë ndodhi pas shuplakës së Smith në mes të “Oscar”

01/04/2022 10:29

Producenti i shfaqjes së ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, Will Packer ka treguar se policia ishte gati ta arrestonte Will Smith pas incidentit që ndodhi me Chris Rock.

Në një intervistë për “Good Morning America”, Will tha se nëse Chris do donte Will të arrestohej, oficerët do e kishin vënë direkt në pranga, por komediani tha se ishte çdo gjë mirë.

Packer gjithashtu u shpreh se Chris e shpërfilli incidentin dhe vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues.

Aktori Smith tronditi anëtarët e audiencës dhe shikuesit në Oscars kur goditi Chris në mes të skenës, për shkak të shakasë “pa kripë” për flokët e prerë të gruas së tij.

Kritikët kërkuan që atij t’i hiqej çmimi i aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin King Richard pas incidentit, por nuk ndodhi.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel