Altin Marku, autori që plagosi me armë administratorin e Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simonajn është arrestuar këtë pasdite, pas disa orësh kërkim nga policia.

Marku ishte fshehur në një strukturë betoni për të shkuar më pas në një banesë në Kallmet.

Burime bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve pasi dhe autori i dyshuar ka marrë dy plagë dhe po transportohet drejt spitalit të Traumës. Sipas informacioneve, janë përfshirë edhe persona të tjerë në ngjarje.

Administratori i Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simonaj u plagos me tre plumba këtë të premte me armë, pas një konflikti të çastit me Markun.

41-vjeçari mori fillimisht ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim më të specializuar.

Vendi ku ishte fshehur autori Altin Marku

Në momentin e transportimit në spital me barelë ai ishte i vetëdijshëm, ndërsa dukej i fashuar në pjesën e barkut dhe kraharorit.

Autori i dyshuar për ngjarjen është Altin Marku, i cili e ka qëlluar pas një sherri në zyrën e Njësisë Administrative. Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori ka pasur konflikte me administratorin.

“Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e  plotë të ngjarjes”, ka njoftuar policia e Lezhës.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA