Gruaja mori fëmijën 3 vjeç dhe u largua nga Shqipëria, burri e kallëzon në polici
01/04/2022 12:18
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për 35-vjeçaren E.K., pasi akuzohet për marrje të padrejtë të fëmijës.
Bashkëshorti i saj, i identifikuar si L.K., 34 vjeç ka bërë kallëzim sepse gruaja është larguar nga Shqipëria, së bashku me fëmijën e tyre 3 vjeç, dhe nuk është kthyer më.
Ndër të tjera specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, 55-vjeçarin e identifikuar si K. Ç., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel