Në kuadër të operacionit policor “Arratia”, policia e Elbasanit në bashkëpunim me Renea-n arrestuan edhe vajzën kosovare, e cila dyshohet si e dashura e Nuredin Dumanit si dhe Henrik Hoxhaj.

Sipas policisë, Henrik Hoxhaj, roja i Nuredinit dhe 20-vjeçarja akuzohen për mbajtjen pa leje dhe prodhimim të armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
5 të arrestuarit pritet të dalin para Gjylkatës së Elbasanit ditën e premte për tu njohur me masën e sigurisë.

Po në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndaj shtetasit Nuredin Dumani, banues në Durrës, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai u kap në apartamentin në Fier dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pas plagëve të marra në përplasjen me armë të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku dyshohet se tentoi të vriste “mikun e vjetër”, Çelën. Masa do t’i komunikohet në spital.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është duke hetuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me dyshimet për përfshirjen e shtetasit Nuredin Dumani, në vepra të tjera penale apo të lidhjeve të tij me aktivitetet kriminale, me qëllim dokumentimin me prova ligjore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve për të cilat ka dyshime se ky shtetas mund të jetë autor.

Top Channel