23/12 21:18
Mbledhja e Partisë Demokratike me të gjithë të përjashtuarit dhe të pezulluarit ka nisur me përplasje mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.
Ky i fundit i tha: “Mbledhja sot me të gjithë është sinjal i brishtë për bashkimin” ndërsa iu drejtua Berishës që ka injoruar vendimin e tij për të mos qenë pjesë e mbledhjes duke i thënë: “Nuk jeni pjesë e grupit.”
Ish lideri i PD i është përgjigjur: “Vendimi i ish kryetarit është antistatutor. Masat disiplinore i merr këshilli kombëtar”, duke mos pranuar kështu që Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr e ka përjashtuar nga PD.
Top Channel