Sapo Jorida Tabaku mori fjalën, tha se kryeministri duhet të kërkonte ndjesë për rastin e Alqi Bllakos ndërsa Edi Rama u largua nga Kuvendi.
Për këtë ka marrë përgjigje nga Elisa Spiropali, e cila u shpreh se është punë e reformës në drejtësi që u kundërshtua nga Partia Demokratike. Aty ndërhyri edhe Enkelejd Alibeaj duke thënë se pushteti bën mirë të mbyll gojën kur flet drejtësia.
Debati në Kuvend
Tabaku: Sot para drejtësisë duhet të ishin edhe kryetar bashkie. Rama të kërkonte ndjesë për Bllakon dhe Kokën. Nëse do kishte normalitet ky parlament do të diskutonte se si ndryshon akti normativ duke shpenzuar më pak për inceneratorët dhe hequr 3 kontrata abuzive dhe sot nuk është akuzë në ajër por akuzë e SPAK.
Spiropali: Nuk ishte balloni prej 430 mln euro që ngrite vetë, por ishte reforma në drejtësi që ti zonjë së bashku me shokët e tu nuk le dy gurë bashkë për ta kundërshtuar. Nuk je ti dhe askush tjetër që çon njerëzit pas hekurave dhe mbroni njerëz nga burgu. Këtu sot nuk mungon vetëm Bllako por edhe Basha, të dy të përjashtuar për arsye të ndryshme. I pari se rëndoi vetë partinë e tij, i dyti se dha dorëheqjen.
Alibeaj: E kuptoj sëkëlldinë e zonjës, por nuk do të ishte e hijshëm për askënd se teksa ka ndodhur një akt i drejtësisë së brishtë, do të duhet të së pari ta përshëndesni dhe së dyti të mbyllni gojën. Shërbimi më i madh që i bëhet drejtësisë është që pushteti të mbyllë gojën.
Ahmetaj: Paaftësia + populizmi + cinizmi është katastrofë dhe për katastrofa ju kemi më prodhimtar ju. E dyta kujdo qoftë që dëshiron dhe ka histori interesante me drejtësinë dhe do ju kujtojë se ‘bota është rrumbullake” lëreni drejtësinë të bëj punën e vet. Mos hajdeni këtu si inkuizitor populist.
Top Channel