UNICEF: Mbi 100 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës, 1 mln të larguar nga Ukraina

30/03/2022 16:25

Rreth dy milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës deri në ditën e sotme, shumë kjo, e cila përbën gjysmën e numrit total të refugjatëve.

Bëhet me dije se 1.1 milionë kanë mbërritur vetëm në Poloni ndërsa qindra mijëra të tjerë janë larguar në vëndet e afërta si Rumania, Moldavia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.

UNICEF ka paralajmëruar së fundmi një rrezik të shtuar të trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Agjencia e OKB, në përpjekje për të shuar këto rreziqe po shton ‘pika specifike’ që janë të sigurta për lëvizjen e fëmijëve.

Gjatë 1 muaj luftë, UNICEF bën me dije se janë më shumë se 100 fëmijë të vrarë si dhe më shumë se 130 të plagosur. Brenda Ukrainës janë zhvendosur më shumë se 2.5 milionë fëmijë.

Top Channel