Shtëpia e Bardhë: Putin ndihet i mashtruar nga këshilltarët e tij ushtarakë

30/03/2022 23:02

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar ditën e sotme se presidenti rus Vladimir Putin ndjen se është mashtruar nga këshilltarët e tij ushtarakë, gjë që ka rezultuar në tensione të vazhdueshme mes tij dhe udhëheqjes së tij ushtarake.

“Ne besojmë se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse dhe se si ekonomia ruse po gjymtohet nga sanksionet, sepse këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’i thonë të vërtetën,” tha drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Kate Bedingfield.

Ajo tha se ishte gjithnjë e më e qartë se pushtimi rus i Ukrainës kishte qenë një “gabim strategjik” që do ta linte atë më të dobët në terma afatgjatë.

Bedingfield tha gjithashtu se SHBA ka vazhduar të shohë sot prova të sulmit dhe avancimit të Rusisë në vendet ku ata kishin thënë më parë se nuk do ta bënin.

Top Channel