Shqiptari vrau babain e 2 fëmijëve në Angli, papagalli e nxori zbuluar: Doli nga kafazi kur dëgjoi të shtënat

30/03/2022 14:34

Shqiptari Eugert Merizaj që akuzohet për vrasjen e një 30-vjeçarit Hamaand Ali Hussain, babai i dy fëmijëve në Angli ka dalë para gjykatës ku u bënë publike detaje të reja. Krimi dyshohet se ka ndodhur për pazare droge.

Ngjarja ndodhi më 14 shtator të vitit 2019 ndërsa gjykata deklaroi se ka qenë një papagall, i cili ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

David Walker, pronari i papagallit ka vështirësi në dëgjim dhe tha se nuk dëgjoi të shtënat por papagalli doli i tronditur nga kafazi.

“Walker shikoi nga dritarja e tij – ai pa tre burra duke vrapuar, pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një burrë i pestë doli nga shtëpia dhe mbylli derën”, ka arsyetuar gjykatësi.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të shqiptarit, të identifikuar si Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar.

Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.

Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës, Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu janë të në arrati.

Top Channel