Rusia: Kemi rekrutuar 16 mijë ushtarë nga Lindja e Mesme

30/03/2022 17:00

Rusia ka bërë me dije ditën e sotme se ka rekrutuar rreth 16.000 ushtarë nga Lindja e Mesme, që ti vijnë në ndihmë ushtrisë, në luftën kundër Ukrainës.

Më herët u bë me dije se ushtarëve sirianë i ofroheshin deri në 5000£ në muaj për të luftuar në vijën e frontit, për Rusinë në Ukrainë. Një ushtar ka deklaruar për BBC-në se rekrutimi në Rusi është i njëjtë siç është aplikuar në Libi. Ai shtoi më tej se edhe pasi të aplikojnë, ushtarët kanë të drejtë të ndryshojnë vendimin e tyre.

Oferta ruse bëhet më joshëse për ushtarët sirian në një kohë që vendi po pëson një krizë ekonomike, ku çmimet e produkteve bazë janë në rritje të vazhdueshme.

Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile të vendit dhe mediat shtetërore ruse pretendojnë se ushtarët sirianë duan të kthejnë favorin.

Top Channel