“Fillova ta godas me çekiç”, rrëfehet ish i dashuri që vrau aktoren dhe e hodhi në një shkëmb

30/03/2022 10:11

“Fillova të godas Carol me çekiç dhe nuk kuptova asgjë”, tha për hetuesit Davide Fontana, i cili kishte masakruar aktoren pornografike.

43-vjecari milanez është punonjës banke në qytetin e tij, bloger në rrjete sociale pasi ka një faqe me mbi 13 mijë ndjekës. Ata kishin një lidhje dashurie por gjatë një loje erotike, erdhi vdekja e aktores.

Sipas rrëfimit të 43-vjeçarit, i cili pretendon se në të kaluarën ka pasur një lidhje me viktimën, vrasja ndodhi në janar në Milano. Pas krimit, Fontana e vendosi trupin në një frigorifer që e kishte blerë me qëllim, duke e mbajtur aty për disa ditë.

Më vonë, ai e copëtoi trupin e pajetë, dhe e hodhi në një shkëmb në Bresciano. Trupi i pajetë i aktores u gjet rreth dy muaj më pas. Hetuesit kishin zbuluar se më 20 mars makina e Carol Maltesit kishte kaluar në Borno, por drejtohej nga një burrë.

43-vjeçari shkoi vetë në polici për të dhënë informacione për gruan e zhdukur, duke thënë se ai ishte mik dhe fqinj i yllit të pornos duke thënë se ai kishte dijeni për ngjarjen, dhe do të ndihmonte në zbardhjen e saj.

Karabinierët dyshojnë se krimi është kryer në kulmin e një sherri, megjithëse burri u tha hetuesve se ishte një “lojë erotike” që përfundoi keq.

Viktima quhej Carol Maltesi por në botën e pornos ajo njihej me emrin e saj artistik Charlotte Angie. Ajo ishte 26 vjeç dhe me origjinë italo-holandeze.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA