Zëdhënësi i Kremlinit: Askush nuk po mendon të përdorë armët bërthmore

29/03/2022 15:40

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka zbutur frikën që ka panikosur gjithë botën, për përdorimin e armëve bërthamore. Ai tha se askush nuk po mendon të përdorë armët bërthamore.

I pyetur nëse më parë presidenti Putin ka sugjeruar përdorimin e armëve bërthamore, ai u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë, por megjithatë Putin shpeshherë ka thënë se nëse dikush ndërhyn, ekzistojnë mundësitë për ta parandaluar dhe ndëshkuar atë që do të ndërhyjë.

Gjatë intervistës së tij, Peskov i përshkroi gjithashtu komentet e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus këtë fundjavë, si “mjaft alarmante”.

“Para së gjithash, është një fyerje personale dhe vështirë se mund të imagjinohet për një fyerje personale në retorikën e një lideri politik dhe veçanërisht të liderit politik të vendit më të madh në botë, Shteteve të Bashkuara. Kështu që na vjen shumë keq, për këtë. Deklarata e tij nëse Putini nuk duhet apo duhet të jetë në pushtet në Rusi është sigurisht e papranueshme. Nuk i takon presidentit të Shteteve të Bashkuara të vendosë se kush do të jetë dhe kush është presidenti i Rusisë, është populli i Rusisë ai që vendos gjatë zgjedhjeve.”- tha Peskov.

Top Channel