Tërheqja e disa ushtarëve nga Kievi, zyrtari amerikan: Rusia thjesht po ndërron ingranazhet

29/03/2022 18:56

SHBA-ja thotë se Rusia thjesht po “ndërron ingranazhet” dhe tërheqja nga Kievi nuk është në të vërtetë një tërheqje.

Një zyrtar amerikan është shprehur pesimist për vendimin e Rusisë për tërhequr disa trupa nga kryeqyteti ukrainas.

Ai tha se çdo lëvizje e forcave ruse rreth Kievit është një “rivendosje, jo një tërheqje” dhe Moska thjesht po “ndërron ingranazhet”.

Zyrtari paralajmëroi se bota duhet të mbetet e përgatitur për vazhdimin e ofensivave të mëdha në Ukrainë.
Rusia më herët tha se do të shkurtonte në mënyrë drastike aktivitetin e saj ushtarak të fokusuar në Kiev dhe Chernihiv, duke sinjalizuar një përparim në bisedimet e paqes .

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ndërkohë paralajmëroi se nuk kishte shenja “serioziteti të vërtetë” nga ana e Rusisë.

Një zyrtar tjetër i tha Financial Times: Ne kemi parë se rusët kanë filluar të largohen nga Kievi. Por ne kemi pak besim në këtë fazë se kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm ose një tërheqje kuptimplotë. Rusët ende po godasin Kievin me sulme ajrore. Koha do ta tregojë”.

Top Channel