Disa refugjatë ukrainas mendojnë të rikthehen në atdheun e tyre pasi u larguan fillimisht nga konflikti.

Për nënën 30-vjeçare Yulia Kuzyk, e cila është  në Poloni, presioni për të ndërtuar një jetë të re në një vend tjetër ishte shumë i madh.

“Kur gjithë jeta jote është në Ukrainë, shpirti të dhemb”, tha ajo, duke shtrënguar fëmijët.

Liudmyla Burlachenko, 43 vjeç, vendosi të kthehej në shtëpinë e saj në Odesa në Ukrainën jugore pasi nuk arriti të gjente një banesë apo punë në Varshavë të Polonisë dhe Gdansk.

“Ishte e frikshme dhe kam frikë edhe tani, por tashmë jam e lodhur dhe dua të shkoj në shtëpi”, tha ajo, duke shtuar “tani duket më qetë në qytet”.

Që nga fillimi i pushtimit, më shumë se 10 milionë njerëz janë zhvendosur dhe katër milionë janë larguar jashtë vendit.

Top Channel