Kremlini: Putin ka mbështetjen e plotë të popullsisë

29/03/2022 13:03

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha ditën e sotme se Putin ka mbështetjen absolute të të gjithë popullsisë, duke iu referuar kështu të dhënave të sondazheve.

Peskov shtoi gjithashtu se raportet se Rusia po merr me forcë njerëz nga Mariupol janë gënjeshtra dhe nuk korrespondojnë aspak me realitetin.

Ai shtoi se dialogu midis SHBA-së dhe Rusisë do të jetë shumë i nevojshëm por marrëdhëniet do të ndikohen në mënyrë të pashmangshme nga ‘fyerjet’ që përdori disa ditë më parë presidenti Joe Biden.

Peskov tha se Rusia dëshiron të mbetet një furnizues i gazit, por kompanitë e huaja do të duhet të paguajnë rubla. Ai tha se do të informohemi sot ose nesër nëse bisedimet e paqes, që po zhvillohen aktualisht në Turqi, do të kenë zhvillime pozitive.

Top Channel