Një aksident me pasojë vdekjen e një 47-vjeçari ka ndodhur këtë të martë pasdite në Lushnjë.

Tomorr Zeqo, banues në Berat po udhëtonte me motor kur është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Karbunar-Stan, rreth orës 16:30.

Nuk dihet shkaku i përplasjes fatale, ndërkohë që policia po merr në pyetje drejtuesin e mjetit tip “Benz”, 31-vjeçarin me iniciale A.V.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë, shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA