Tapeti i kuq Oscars 2022/ Si u veshën yjet më të famshëm të Hollywood-it (FOTOT)

28/03/2022 11:26

Në natën më e madhe të Hollywood-it për ndarjen e çmimeve Oskar, morën pjesë yjet më të famshëm, të cilët shkëlqyen në tapetin e kuq.

Çmimet Oscar u ndanë në Teatrin Dolby, që ndodhet në Los Anxhelos, dhe u organizuan nga Wanda Sykes, Amy Schumer dhe Regina Hall, por si u shfaqën të famshmit?

Kourtney Kardashian bëri historinë e familjes pasi u bë e para nga motrat e saj të famshme që mori pjesë në Oscar. Ajo dhe i fejuari i saj Travis Barker ishin veshur me të zeza.

Emra të ndryshëm të filmave të famshëm u ngjitën në tapetin e kuq, përfshirë aktoren e Baby Driver, Lily James, e cila kishte veshur një fustan rozë dantelle.

Zendaya mahniti me një fund argjendi të gjatë, të cilin e kishte kombinuar me një këmishë të bardhë të prerë dhe rrathë argjendi në të dy krahët e saj.

Nicole Kidman u shfaq me bashkëshortin e saj Keith Urban, ndërsa Billie Eilish erdhi me veshje komplet të zezë.

Will Smith veshi kostumit tradicional me tre pjesë ndërsa buzëqeshi në tapetin e kuq.

Kristen Stewart erdhi me një bluze të zbërthyer thellë me një xhaketë sportive të zezë dhe pantallona të shkurtra të vogla.

FOTO GALERI
6/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA