Si i sheh Zelensky aleatët perëndimorë, sa e kanë ndihmuar Ukrainën

28/03/2022 09:57

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka treguar se cilat vende të Europës Perëndimore sipas tij po e ndihmojnë më shumë vendin e tij dhe cilat jo.

Në një intervistë për The Economist, ai kritikon ashpër presidentin e Francës Emmanuel Macron, pasi sipas tij ka dështuar në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

“Pse? Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që e thonë të parët janë të parët që kanë frikë”, tha presidenti ukrainas.

Ai thotë se Boris Johnson i Britanisë së Madhe ka qenë shumë i gatshëm për të dërguar armë:

Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është nje shembull”, shtoi ai.

Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”, tha Zelensky.

Për Gjermaninë, Zelensy tha se po përpiqet që të jetë e ekuilibruar.

Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Ata po shohin se si situata ndikon në vendin e tyre” .

Top Channel