Një 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorë pasi ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– L. H., 57 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA