Lufta dyfishon lindjet e parakohshme, foshnjat luftojnë për jetën në qytetet e bombarduara

28/03/2022 10:41

Në qytetin e rrethuar të Kharkiv dhe në Lviv janë dyfishuar lindjet e parakohshme të foshnjave.

BBC sjell historinë e vogëlushes 5-muajshe, Polina,  e cila  peshonte më pak se 600 gram kur lindi dhe tashmë po lufton për jetën e saj.

Lindjet e parakohshme si ajo e Polinës janë rritur që kur filloi lufta, sipas Iryna Kondratova, drejtoreshë në klinikën ku lindi Polina.

Infeksionet, mungesa e ndihmës mjekësore, ushqimi i keq: lufta krijon rrezik për lindje të parakohshme”, tha ajo.

Lindjet e hershme tani përbëjnë 50% të të gjitha lindjeve në klinikën e saj.

Jo të gjitha spitalet Ukrainës po raportojnë një rritje, por në maternitetin në Lviv, i cili ka parë një fluks të fundit të nënave nga zonat e konfliktit, lindjet e parakohshme janë dyfishuar, nga një në dhjetë në një në pesë.

Spitali ka nisur të ndërtojë një bunker të posaçëm nëntokësor për të strehuar foshnjat, në rast të sulmeve ajrore.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA